LAJMI I FUNDIT:

Rruga Durrës-Kukës, në pritje të inaugurimit

Rruga Durrës-Kukës, në pritje të inaugurimit

Kryeministri Berisha do të presë shiritin e përurimit të korridorit të shqiptarëve në prani të personaliteteve të rëndësishme botërore, ku do te merr jetë rruga Durrës-Kukës, projekti inxhinierik më i madh i shqiptarëve. Një ditë para inaugurimit, aorta e kombit ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila do të sjellë bashkimin fizik të shqiptarëve.

Vëllimi gjigant i punimeve për ndërtimin e rrugës ka përfunduar brenda afeteve të caktuara, duke vënë në jetë kështu superstradën shekullore që shqiptarët prisnin prej vitesh. Çdo shqiptar që mezi e ka pritur këtë ëndërr të realizohet, po fillon të numërojë orët mbrapsht deri në finalizimin e saj. Ky projekt, për çdo vizitor shqiptar, por edhe të huaj është i përmasave të paimagjinueshme.

Duke ndjekur trajektoren e kësaj vepre madhështore, befasinë që ka shkaktuar jo vetëm në sytë e çdo shqiptari, por edhe çdo zyrtari të lartë europian apo amerikan që e ka vizituar atë, kupton se në nyjën lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë një punë e papërsëritshme në historinë e kombit. E cilësuar si aorta e kombit, në çdo metër e kilometër të kësaj rruge ravijëzohet ëndrra e çdo shqiptari për bashkim e zhvillim.

Është kjo rrugë që ndriçon Shqipërinë në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit, duke u bërë kështu ura lidhëse zhvillimore, ekonomike, politike e kulturore në të gjithë rajonin. Kompania Bechtel-Enka bëri të mundur avancimin me hapa të shpejtë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilometrash, duke sjellë prerjen e shiritave të inaugurimit të veprës shekullore për shqiptarët.


Janë gjithsej 29 ura gjigante që janë të përfunduara tashmë. Autostrada Durrës-Kukës do të shkurtojë distancat mes shqiptarëve, shteteve dhe popujve të Ballkanit, në radhë të parë të shqiptarëve. Është kjo autostradë që, me përfundimin e saj ka hedhur pas krahëve sulme të ashpra, që e kanë shoqëruar në çdo kilometër të ndërtuar, sulme nga ato segmente anti-kombëtare që jo vetëm nuk e ndërtuan atë gjatë kohës që qeverisnin vendin, por angazhuan çdo qelizë për të penguar ndërtimin e saj.

Ajo që vetëm para dy vitesh dukej krejt e vështirë për t’u imagjinuar dhe që gjatë gjithë kësaj kohe u shoqërua me debate të forta, lidhur me fondet, sot vihet në shërbim të qytetarëve. Bechtel-Enka, kompania amerikano-turke, e cila ndërtoi pjesën më të vështirë të autostradës nga Rrësheni në Kalimash, prej 60 km, është angazhuar që lotin tjetër ta mbarojë sa më shpejt. Për kompaninë e njohur, por edhe për shqiptarët, dita e nesërme përbën një ngjarje të rëndësishme në kuadër të këtij projekti madhor.

Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë – segmenti Rrëshen-Kalimash, është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë, ndërsa tuneli bi-tub (një tunel për çdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, është një vepër e vërtetë arti. Për një anë të tynelit janë gërmuar mbi 1 milion metër kub material shkëmbor. Në realizimin e këtij projekti, Bechtel-Enka punësoi një personel prej rreth 3200 vetësh, ku përfshihet një përqindje e rëndësishme e punonjësve shqiptarë.

Projekti nxit zhvillimin e turizmit në vend

Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit.

Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada do të jetë gati 45 km (30 mile) më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe koha e udhëtimit do të reduktohet me dy orë, nga gjashtë orë të tanishme.

Dy korsitë ekzistuese – që përshkruajnë rrugën, kufizojnë shpejtësinë mesatare me më pak se 40 km për orë. Shpejtësia e parashikuar për rrugën e re është 80-100 km/orë, me "zvarritje" korsish rrugët e pjerrëta pengonin ngarkesat e mallrave – të kamionave, duke bërë të ngasin ngadalë. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km nga Tirana, duke sjellur të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë.

Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën. /rd/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori