LAJMI I FUNDIT:

TEC-i i Vlorës, puna nis këtë javë

TEC-i i Vlorës, puna nis këtë javë

Pas testeve të rezultuara pozitive, KESH parashikon që puna për prodhimin e energjisë elektrike nga Termocentrali i Vlorës, të nisë para zgjedhjeve, pra brenda kësaj jave. Lajmin e konfirmon për gazetën nëndrejtori i KESH-Gen, Muharrem Stojku, sipas të cilit, për vënien në punë të TEC-it do të përdoret lëndë e parë, naftë e cilësisë së parë.

"Kjo për shkak për të pasur impakt sa më të vogël në ndotjen e ambientit", tha Stojku, duke shtuar sa kanë mbërritur anijet e para me naftë. Kapaciteti i TEC-it të Vlorës është 95 megavat, ndërsa si vlerë investimi llogaritet rreth 92 milionë euro, mundësuar kryesisht nga Banka Botërore.

KESH-Gen (emri i ri i kompanisë) ka kryer për një muaj rresht teste rreth kapacitetit prodhues të TEC-it. Sipas Stojkut, çdo veprim ose skenar për funksionimin e termocentralit është marrë parasysh dhe se pritet që në datat 25-26 qershor të nisë puna me kapacitet të plotë.

Funksioni i TEC-it do të varet nga prodhimi vendas i hidrocentraleve, në kohë kur konsumi është i lartë. Punimet për objektin kanë nisur që prej një viti e gjysmë, ndërsa përfundimi duhet të ishte kryer me kohë, në rast se nuk do të kishte probleme me shpronësimet dhe me protestat ambientaliste të banorëve të Vlorës. Burime zyrtare nga KESH-Gen pohojnë se nuk do të ketë inaugurim zyrtar për veprën, por, nga ana tjetër, nuk e përjashtojnë faktin se data e nisjes së punimeve përkon me hapjen e tunelit të Thirrës, në Rrëshen-Kalimash.


Bashkë me Petroliferën, TEC-i për prodhimin e energjisë elektrike me naftë, e bën qytetin e Vlorës si pikë kyçe strategjikë për vendet e rajonit. Për këtë qëllim, qeveria parashikon zgjerimin portit në qytetin bregdetar, për ta bërë më të lehtë punën për investitorin e huaj apo vendas.

Aktualisht, ekspertët në KESH-Gen parashikojnë të përdorin naftë për funksionimin e TEC-it, ndërsa me kalimin e kohës, tani që edhe ligji ndryshoi, mundësia e zëvendësimit me gaz natyral, e bën më të arrirë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori