LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion nga selia e FMN-së vizitoi KEK-un

Një delegacion nga selia e FMN-së vizitoi KEK-un

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) nga selia në Washington ka vizituar të shtunën KEK-un. Delegacioni i FMN-së, me në krye me Jurgen Odenius është pritur nga u.d. i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, i cili i ka informuar mysafirët për gjendjen aktuale të KEK-ut dhe proceset nëpër të cilat po kalon korporata.

“KEK ka rritje të vazhdueshme të inkasimit dhe sivjet për herë të parë që nga paslufta në bazë të trendit të inkasimit ne nuk do të operojmë me humbje. Gjatë vitit 2008 inkasimi është rritur me 18.7 për qind, ndërsa sivjet ne tremujorin e parë kjo rritje ishte 46 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Gjukaj.

Ai e ka informuar delegacionin e FMN-së se kjo po arrihet falë ristrukturimit të korporatës dhe përmirësimit të vazhdueshëm në të gjithë sektorët tjerë të KEK-ut.

“Furnizimi me qymyr është shumë stabil. Prodhimi i energjisë elektrike ka patur rritje prej 5 për qind vitin e fundit, ndërsa sivjet në tremujorin e parë ishte 11 për qind më i lartë”, tha z. Gjukaj.


Delegacioni i FMN-së ka parë për së afërmi edhe gjendjen e mihjeve ekzistuese dhe njësitë gjeneruese, TC “Kosova A” dhe “TC Kosova B”. Aty është informuar në detaje nga menaxhmenti i mihjeve dhe termocentraleve.

Zyrtarët e FMN janë interesuar për projektin e hapjes së mihjes së re, Sibovci Jugperëndim, si dhe për gjendjen aktuale të blloqeve dhe planet e korporatës për të ardhmen.

Delegacionit i është shpjeguar se procesi i hapjes së mihjes së re po shkon sipas dinamikës së paraparë, dhe është projekti më i madh energjetik në implementim gjatë 2 dekadave të fundit. Përfaqësuesit e FMN-së janë ndarë të kënaqur me gjendjen e blloqeve të TC “Kosova B”.

Ndërsa, sa i përket blloqeve të TC “Kosova A”, menaxhmenti i ka njoftuar se po punojnë dy blloqe, A3 dhe A5, se A4 do të jetë i gatshëm këtë vit, ndërsa për njësitë A1 dhe A2 po shqyrtohet mundësia e aktivizimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori