LAJMI I FUNDIT:

Bankat amerikane parashohin fund të recesionit në SHBA nga fundi i verës

Bankat amerikane parashohin fund të recesionit në SHBA nga fundi i verës

Bankat e mëdha amerikane parashikojnë që recesioni në SHBA të ndërpritet nga fundi i verës, por njëkohësisht parashikojnë dobësim të vazhuar të ekonomisë deri në vitin e ardhshëm.

Shefi i ekonomistëve të bankës "Xhej Pi Morgan Çejz", Brus Kasmen, i cili është kryetar i Komitetit të këshilltarëve ekonomikë të Shoqatës së bankave amerikane, pret që bruto prodhimi vendor i SHBA-së të rritet gjatë periudhës korrik-shtator për 0,5 për qind, pas rënies së projektuar prej 1,8 përqindëve në tremujorin vijues.

Shefi i Drejtorisë së rezervave federale të SHBA-së (Fed), Ben Bernanki gjithashtu pret përforcim të ekonomisë amerikane dhe parashikon fund të recesionit deri në fund të këtij viti.

Megjithatë, tregu amerikan i punës edhe mëtej do të mbetet problematik, theksojnë ekspertët e Komitetit, me vërejtje se shkalla e personave që janë pa punë gjatë tremujorit të parë nga viti i ardhshëm do të rritet në rreth 10 për qind.


Komiteti parashikon rënie të dobët të shkallës së papunësisë në SHBA në fund të vitit të ardhshëm deri në nivel prej 9,5 për qind. Momentalisht në fuqinë e parë ekonomike në botë, sipas të dhënave zyrtare pa punë janë 9,4 për qind nga fuqia e përgjithshme e punës.

Si lajm pozitiv analistët e Komitetit e theksojnë edhe stabilizimin e kërkesave nga konsumatorët, e cila përndryshe përfshin rreth dy të tretat e ekonomisë amerikane.

Konsumimi tani është në gjendje të mirë, pasi që nga fundi i vitit të kaluar drastikisht shënoi rënie, thekson Kasmen dhe shton se gjatë disa muajve të fundit, biznesmenët i kanë zvogëluar rezervat e mallit të ndryshëm në mbarë SHBA-në, e kjo duhet pozitivisht të veprojë në tregun nacional të punës.

Problem i madh edhe mëtej mbetet potenciali i pamjaftueshëm kreditor i sektorit të dobësuar bankar, sepse sipas të dhënave më të reja të Ministrisë së Financave të SHBA-së, kreditë e grupeve nga 20 banka të mëdha vendore në prill kanë rënë për të katërtën herë në gjysmë vitin e kaluar.

Njëherit, kreditë e përgjithshme të 21 bankave të mëdha amerikane janë zvogëluar gjatë prillit në krahasim me marsin për 0,8 për qind në 4,34 bilionë dollarë.

Komiteti gjithashtu pret që gjatë vitit 2009 tregu amerikan i pasurisë së patundur të përforcohet, që do të mundësonte ky sektor sërish në disa vitet e fundit pozitivsht të veprojë në rritjen e ekonomisë së përgjithme në SHBA.

Treguesi më i ri se gjendja në tregun banesor përmirësohet është e dhënë se ndërtimi i shtëpive të reja dhe apartamenteve në maj është rritur, llogaritur në nivel vjetor, për 17,2 pë qind – në 532.000 njësite. Analistët paraprakisht kanë parashikuar se ky numër nuk do të jetë më i madh se 500.000.

Kasmen konsideron se deficiti buxhetor rekord i lartë amerikan, i cili për këtë vit është paraparë në 1,85 bilionë dollarë, në periudhë më të gjatë do të mbetet "sfidë e qartë për ekonominë në SHBA", madje edhe ndërkohë realizohet rritje pozitive.

Nga treguesit e tjerë ekonomikë ekspertët e Komitetit tregojnë në shkallën shumë të ulët vijuese inflatore, e cila sipas vlerësimeve të tyre do të mundësojë që Fed ta mbajë zero nivelin aktual të kamatës referente deri te gjysëmvjetori i dytë i vitit të ardhshëm.

Çmimet konsumatore në SHBA, duke i përjashtuar çmimet e ushqimit dhe energjisë, do të biejnë për një për qind deri në fund të këtij viti. Analistët vlerësojnë se shkalla inflatore në fund të muajit është rritur për 1,8 për qind lidhur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Përndryshe, të dhënat e Ministrisë amerikane të Punës, tregojnë se indeksi i çmimeve të prodhimeve në SHBA gjatë periudhës prej një viti, përfundimisht me muajin e kaluar ka rënë për pesë për qind, që është rënie më e madhe e këtij treguesi në gjashtë dekadat e kaluara.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori