LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: Në rajonin e Pejës ndërtuam rrugë, sa 7 vitet e kaluara

Grabovci: Në rajonin e Pejës ndërtuam rrugë, sa 7 vitet e kaluara

Zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, në një konferencë për media, i është përgjigjur akuzave të bëra të mërkurën nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj – i cili e ka akuzuar MTPT për keqmenaxhim të parasë publike dhe financim të SHIK-ut.

Grabovci, me këtë rast tha se – regjioni nga vjen i pari i AAK-së dhe vetë ai, nuk ka parë investime gjatë 7 viteve te kaluara, sa janë bërë këtë vit nga Qeveria e Kosovës. ”Këto investime duhet ta gëzojnë edhe Ramushin si të gjithë qytetarët të Kosovës. Unë ndjej keqardhje që këto investime gjithëpërfshirëse nuk e gëzojnë atë por e shqetësojnë”, është shprehur zv/ministri Grabovci.

Grabovci e akuzoi Haradinajn se, “manipulon me të dhënat dhe keqinformon opinionin”, ngase, sipas tij, “nuk ekziston rruga Caralevë-Malishevë por është Carralevë-Komoran, e cila rrugë ishte kontratktuar gjatë qeverisë së kaluar”.

Zv.ministri i MTPT-së, po ashtu bëri të ditur se e kishte ftuar të mërkurën në një debat kryetarin i Komunës se Deçanit, i cili nuk i është përgjigjur ftesës – për ç’gjë Grabovci tha se: “ka treguar qartë se kush i frikësohet të vërtetës dhe ballafaqimit me argumente”.


”Ne sot, zotëri Haradinaj jemi duke e sanuar këtë dështim tuajin ashtu siç jemi duke sanuar dështimet tuaja në tërë territorin e vendit, duke i arsyetuar konkretisht me kontratat e realizuar gjatë qeverisjes suaj”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori