LAJMI I FUNDIT:

Merovci: Së pari ligjet pastaj privatizimi dhe koncesionimi i NP-ve

Merovci: Së pari ligjet pastaj privatizimi dhe koncesionimi i NP-ve

Duke u mbështetur në paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës se Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do ta japë me koncesion si dhe bazuar në zhvillimet e fundit rreth operacioneve financiare të PTK-së, me fondet e saja që paraqesin fonde publike, e të cilat janë duke u investuar edhe jashtë vendit, por pa pasur ndonjë bazë të duhur ligjore, Partia e Drejtësisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës aprovimin e ligjeve për koncesion dhe atij për partneritet publiko-privat.

Gjatë një konfernce të mbajtur sot për shtyp, nënkryetari i kësaj partie, Safet Merovci, pasi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për fillimin e procesit të privatizimit dhe koncesionimit të ndërmarrjeve publike, përderisa nuk ka ligje të aprovuara për këto procedura, ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës aprovimin e ligjit për koncesion si dhe të atij për partneritet publik – privat.

“Parlamenti i Kosovës duhet të aprovojë një ligj modern për koncesion, që mbështetet në parimet themelore të cilat bazohen në standardet e pranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të përcaktuara nga mekanizmat relevantë ndërkombëtarë”.

Ndërkaq sa i përket ligjit për partneritet Publik-Privat, Merovci ka pohuar se ky ligj kërkon perfomancë dhe ndërmarrje të përbashkët bazuar në përgjegjësitë dhe rreziqeve midis entitetit publik dhe partnerit privat.


Gjatë kësaj konference të mabjtur për shtyp Merovci ka, kërkuar nga Qeveria e Kosovës edhe aprovimin e ligjit për Bankën Kosovare për Infrastrukturë (I-Bank).

Sipas tij, krijimi i Bankës Kosovare për Infrastrukturë (I-Bankës) do të ishte një ndërmarrësi e rrallë, por tepër domethënëse, për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse është rruga më e drejtë e alokimit më të mirë dhe më të frytshëm të fondeve shtetërore, respektivisht publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori