LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia kosovare në 10 vjet

Ekonomia kosovare në 10 vjet

Kosova, në 10 vjetët e pasluftës, sipas ekspertëve, nuk ka arritur të ketë një ekonomi të qëndrueshme. Ata thonë se janë zhvilluar pak projekte kapitale dhe se ekonomia është e varur nga mjetet që vijnë nga jashtë. Edhe energjia elektrike thuhet të jetë një problem ende i pazgjidhur.

Ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të organeve ekonomike në Kosovë thonë se sundimi i ligjit, funksionaliteti i gjykatave ekonomike, luftimi i korrupsionit – kanë mbetur me prioritet shumë të lartë edhe 10 vjet pas luftës.

Zhvillimi ekonomik në Kosovë në 10 vjetët e pasluftës, sipas kryetares së Odës Ekonomike Amerikane, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë më shumë një formë e ngritjes së infrastrukturës ligjore, e më pak e asaj fizike.

“Sfida ose problemi kryesor ka qenë energjia elektrike, edhe 10 vjet pas luftës dhe pas shumë investimeve që janë bërë në këtë sektor, sidomos në KEK. Ende nuk kemi një situatë të zgjidhur. Ende është në proces zgjedhja e kompanisë për projektin e ri ‘Kosova e re’. Një proces gati i vonuar".


Gjithashtu, ngritja e institucioneve, të cilat duhet të jenë në funksion të ekonomisë së hapur dhe të lirë të tregut gjatë këtyre 10 vjetëve, sipas zonjës Kusari-Lila, ka prezantuar dhe prezanton një sfidë për institucionet dhe shtetin e ri të Kosovës.

Ndërsa, Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik, thotë se gjatë këtyre 10 vjetëve institucionet e Kosovës kishin lënë anash zhvillimin ekonomik dhe prioritet kishin zhvillimet politike.

Ai konsideron se gjatë këtyre 10 vjetëve procesi i zhvillimit ekonomik në Kosovë ishte i pakontrolluar dhe jo i stimuluar në mënyrë institucionale dhe se Kosova momentalisht, është shteti më i pazhvilluar në Evropë në aspektin ekonomik, me papunësinë më të madhe, me zhvillim më të ulët ekonomik dhe me të gjitha problemet ekonomike dhe sociale. /rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori