LAJMI I FUNDIT:

Vala: 3 euro kartela mbushëse dhe GPRS roaming

Vala: 3 euro kartela mbushëse dhe GPRS roaming

Operatori publik mobil Vala, lansoi të premten dy shërbime të reja për konsumatorët e vet, kartelën grithëse (mbushje) në vlerë prej vetëm 3 eurosh dhe shërbimin GPRS roaming, për roamerët e huaj.

Në vazhdën e sukseseve të reja, Vala po vazhdon me risi për konsumatorët e saj, duke ua lehtësuar komunikimin me botën dhe duke u ofruar produkte dhe shërbime sa më të lira dhe të volitshme.

Të dy këto risi, në një konferencë për shtyp, i paraqiti Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a., Prof. Dr. Shyqyri Haxha.

“Kartela grithëse në vlerë prej tre (3) eurosh, ka kohë që është kërkuar nga konsumatorët tanë dhe tashmë ajo është në dispozicionin e tyre. Kjo kartelë është më e përshtatshme për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë”, ka thënë prof. Dr. Haxha, në lansimin e këtij produkti.


Shërbimi tjetër, GPRS roaming, është edhe një hap më afër botës.

Të gjithë të banorët e huaj apo edhe kosovarët nga diaspora që vizitojnë Kosovën, tash e tutje do të mund të përdorin shërbimin GPRS roaming, ndërkohë që nuk do të faturohen nga operatori mobil Vala. Faturimi do të bëhet vetëm nga operatori që ata shfrytëzojnë në vendin prej nga vijnë.

“Shërbimi i ri GPRS roaming, vizitorëve të huaj në Kosovë, ju mundëson shfletimin e faqeve të internetit, leximin e mail – ave, përdorimin e MMS, etj., thjeshtë u ofron qasje dhe lehtësim komunikimi”, ka shtuar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së.

Fokusi kryesor i Vala-s, është përdorimi i Blackberry dhe aparateve e aplikacioneve të ngjashme për internet, e-mail etj.

Ky shërbim, është i vlefshëm për banorët e shteteve të rajonit që vijnë në Kosovë si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria. Ndërkohë, operatori Vala në ditët në vijim, do të zgjerojë bashkëpunimin e vet edhe me operatorët e shteteve të tjera evropiane për përdorimin shërbimin GPRS roaming.

Prof. Dr. Haxha, në konferencë për media ka bërë të ditur se edhe për konsumatorët e Valas, në cilët do të udhëtojnë jashtë vendit, këtë verë do të mund të kenë qasje në shërbimin GPRS roaming, dhe do të mund të jenë në kontakt të vazhdueshëm me botën virtuale përmes telefonave të tyre mobil.