LAJMI I FUNDIT:

Krizë e re e mundshme globale në tregun e ushqimit

Krizë e re e mundshme globale në tregun e ushqimit

Dështimi në luftimin e shkaqeve për krizën e vitit të kaluar në tregun e ushqimit mund të shkaktojë situatë të ngjashme në fillim të vitit të ardhshëm.

Paralajmërim të këtillë parashtroi raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për siguri ushqimore Olivier de Schutter.

Ai akuzoi se kreatorët e politikës botërore nuk kanë bërë asgjë në luftën kundër blerjes spekulative të lëndëve të para ushqimore, që ishte arsyeja për shtrenjtimin e madh gjatë vitit të kaluar.

"Nuk janë miratuar kurrfarë masash më të rëndësishme që do të ndikonin në faktorët strukturorë që shkaktojnë krizën globale për ushqim", shprehet Schutter.
Çmimi mesatar i ushqimit gjatë vitit të kaluar është rritur për 43 për qind, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme në disa shtete, ndërsa diku rezultoi edhe me ndërrimin e qeverive.