LAJMI I FUNDIT:

FMN: Në 2010-ën, rritja ekonomike 2.4%

FMN: Në 2010-ën, rritja ekonomike 2.4%

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka riparë vlerësimin për rritjen ekonomike botërore, duke konkluduar se në 2010-ën ajo do të jetë 2.4 përqind, një shifër më e madhe se vlerësimi i prillit të shkuar që fliste për 1.9 përqind.

Të dhënat pozitive lidhen me efektet e paketave stimuluese të vëna në përdorim muajt e fundit.

Për të dalë nga kriza, sipas presidentit të Bankës Botërore, Robert Zoellick, duhet “të stimulohet tregu i kredisë pasi stimulimi i ekonomisë është i panevojshëm nëse bankat nuk japin para”. /Telegrafi/tch/