LAJMI I FUNDIT:

Nafta shkon në 72 dollarë

Nafta shkon në 72 dollarë

Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare vazhdon të rritet. Dje një fuçi naftë është kuotuar me 72 dollarë, duke pësuar rritje kështu krahasuar me pak ditë më parë.

Sipas mediave të huaja çmimi i arit të zi do të vazhdojë të rritet, por çdo luhatje e çmimit të karburanteve në tregjet e huaja ndikon edhe në atë vendas.

Kjo për vetë koniunkturën që ka tregu vendas ku mbi 90 për qind e nevojave për konsum plotësohet nga importi. Vetëm pak ditë më parë tregtarët e karburanteve rritën me pesë cent cmimin për litër çmimet e karburanteve në vend dhe kjo si pasojë e rritjes së arit të zi në bursat ndërkombëtare.