LAJMI I FUNDIT:

Çavez ndaloi produktin Coca cola zero

Çavez ndaloi produktin Coca cola zero

Qeveria e Venecuelës në krye me Hugo Çavezin sot i urdhëroi kompanisë së famshme botërore "Coca cola" ta tërheqë produktin e saj "zero" nga shitoret e Venecuelës.

Në arsyetimin bëhet e ditur se pija e lartëpërmendur paska qenë e dëmshme për shëndetin, por me këtë rast nuk saktësohet se çfarë pasojash të dëmshme shkakton.

Ministri i Shëndetësisë i Venecuelës Hesus Mantila lajmëroi se Coca cola me zero kalori nuk duhet të shitet më dhe menjëherë duhet të largohet nga vitrinat.

Kompania "Coca cola" tani për tani s`ka kurrfarë komenti.


Edhe përkundër politikës antikapitaliste të Çavezit, banorët e Venecuelës vlejnë si kombi më i amerikanizuar në Amerikën e Jugut, duke marrë parasysh numrin e madh të restoranteve "fast-food".

Paraprakisht Qeveria e Çavezit nacionalizoi disa kompani perëndimore në mesin e të cilave edhe atë amerikane Kargil.