LAJMI I FUNDIT:

Gjykata i hap rrugë shitjes së Chrysler

Gjykata i hap rrugë shitjes së Chrysler

Gjykata e Lartë Amerikane i ka hapur rrugë shitjes së prodhuesit të makinave "Chrysler" të një grup i gjigandit italian të industrisë së automobileve "Fiat SpA", një vendim që përfaqëson një fitore të rëndësishme për kompaninë e falimentuar dhe për administratën e presidentit Obama.

Gjykata e Lartë ka refuzuar një kërkesë të fondit të pensioneve në Indiana dhe të kundërshtarëve të tjerë të këtij transaksioni të rëndësishëm.

Për të përfunduar plotësisht shitjen, 2 miliardë dollarë fonde të akorduara nga qeveria amerikane duhet t’u transferohen kreditorëve të "Chrysler", ndërkohë që afati për transferimin kishte kaluar përpara se Gjykata e Lartë të lejonte mbrëme shitjen e kompanisë. /Telegrafi/tch/