LAJMI I FUNDIT:

PTK edhe zyrtarisht operatori i katërt në Shqipëri

PTK edhe zyrtarisht operatori i katërt në Shqipëri

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka pranuar sot njoftimin nga AKEP (Autoriteti për Komunikime Elektronike dhe Postare), me të cilën është njoftuar edhe zyrtarisht se ka fituar licencën për operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri.

Pas këtij njoftimi, PTK do të veprojë në bazë të vendimeve të nxjerra nga aksionari i saj i vetëm, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bordi i Drejtorëve të kompanisë.

PTK ka njoftuar se do të bëjë publike me kohë çdo vendim që do të merr lidhur me këtë çështje.

Ndryshe PTK do të zotërojë 30% të aksioneve dhe do të ketë kontroll të plotë mbi paketën e aksioneve. /Telegrafi/