LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memornadum në mes në odave ekonomike të 4 vendeve të rajonit

Nënshkruhet memornadum në mes në odave ekonomike të 4 vendeve të rajonit

Sot në Vlorë të Shqipërisë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Odave të Ekonomisë se Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë e cila u vlerësua si kontribut në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të asociacioneve të bizneseve të këtyre vendeve.

Me iniciativën e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dje dhe sot në Vlorë është mbajtur takimi i delegacioneve të odave ekonomike, gjegjësisht të dhomave të tregtisë dhe industrisë të katër vendeve te rajonit i cila kishte për qëllim gjetjen e mundësive për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të asociacioneve të biznesit në këto vende dhe hartimin e programeve të zhvillimit të cilat do te financoheshin nga Fondet e Unionit Evropian.

Delegacionin e Kosovës në këtë takim e përbenin kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë Safet Gërxhaliu.

Ata kishin edhe takime të veçanta me homogët e tyre nga këto vende me ç’rast u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit dhe krijimit të grupit të përbashkët të eksperteve të cilët do të merreshin me eliminimin e barrierave të ndryshme në bashkëpunimin e bizneseve dhe ekonomive të këtyre vendeve, çështjet e qasjeve në fondet evropiane dhe ngritjen e bashkëpunimit në nivel me të lartë.


Si rezultat i këtij takimi një delegacion i Odës Ekonomike të Maqedonisë, kryesuar nga kryetari Branko Azevski dhe biznesmen nga ky vend me 16 qershor do të vizitojnë OEK-në ku do të bisedohet për format konkrete të bashkëpunimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori