LAJMI I FUNDIT:

Edhe 7 ndërmarrje në privatizim

Edhe 7 ndërmarrje në privatizim

Lista e tenderëve për privatizim për valën 36 përmban 7 Ndërmarrje Shoqërore, prej të cilave janë krijuar 9 Ndërmarrje të Reja. Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 1 korrik 2009.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë me 8 korrik 2009, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 36:


Ndërmarrja e Re Agimi Supermarket – Blloku 1 SH.P.K.- përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë sipërfaqen e supermarketit në Rr. Skënderbeu (përballë Stacionit Policor të Gjakovës/Dakovica, afër pompës së benzinës ish-Jugopetroll), në Komunën e Gjakovës/Dakovica, Zona Kadastrale Gjakovë/Dakovica Qendër, e përshtatshme për tregti, apo dhënie me qira që do të gjeneronte profit. Sipërfaqja e supermarketit është 253m².

Ndërmarrja e Re Agimi Supermarket – Blloku 2 SH.P.K. – përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë sipërfaqen e supermarketit në Rr. Skënderbeu (përballë Stacionit Policor të Gjakovës/ Dakovica, afër pompës së benzinës ish-Jugopetroll), në Komunën e Gjakovës/Dakovica, Zona Kadastrale Gjakovë/Dakovica Qendër, e përshtatshme për tregti, apo dhënie me qira që do të gjeneronte profit. Sipërfaqja e supermarketit është 253m².

Ndërmarrja e Re Bujqësia Tokë Bujqësore Sverkë 2 SH.P.K. – Ndërmarrja e Re e propozuar përfshin vetëm tokën e punueshme të Ndërmarrjes në komunat e Pejës, dhe Klinës. Toka që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe prej rreth 60 22 38 hektarësh të tokës bujqësore në zonën kadastrale Sverkë, Komuna e Pejës dhe në zonën kadastrale Nagllavkë, Komuna e Klinës. Në këtë tender duhet cekur se NUK përfshihen kurrfarë ndërtesa, bagëti apo asete të luajtshme.

Ndërmarrja e Re Liria “Administrata Sheshi i Lidhjes së Prizrenit” SH.P.K. – Kompleksi i Njësisë me pakicë për t’u bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin ndërtesën dykatëshe (kati i parë përfshin katër shitore, ndërsa kati i dytë përfshin gjashtë zyre) që ndodhet në rrugën “Sheshi i Lidhjes së Prizrenit” në Prizren. Ndërtesa përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 261m². Aktualisht shitoret dhe zyrat janë të dhëna me qira palëve të treta. Njëra prej shitoreve mbahet e mbyllur nga ana e qiraxhiut aktual.

Ndërmarrja e Re Koritniku – Shitorja Kryshevë SH.P.K. Prona e ndërmarrjes për t’u bartur në Ndërmarrjen e Re përmban lokalin që ndodhet në fshatin Kryshevë dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 00, 02, 29ha.

Ndërmarrja e Re Çyçavica Shitorja Servisi dhe Ngastra komerciale SH.P.K. – përbëhet nga një shitore dhe një ngastër komerciale të cilat ndodhen në lokacione të ndryshme në pjesën kryesore të qytetit të Vushtrrisë. Shitorja që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në Rrugën Mic Sokoli përballë Xhamisë qendrore të qytetit të Vushtrrisë dhe përfshin një ndërtesë dhe tokën në sipërfaqe përreth 58m². Ngastra komerciale që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në Rrugën Çamëria dhe përfshin tokën në sipërfaqe 129m².

Ndërmarrja e Re Kooperativa Bujqësore Turiqevci SH.P.K. – u ofron investitorëve potencial një mundësi të shkëlqyer për çfarëdo lloj biznesi, duke përfshirë 3036m² tokë, disa ndërtesa si dhe një lokacion të përshtatshëm në fshatin Turiqevc, Regjioni i Skënderajt.

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në anën perëndimore SH.P.K. – Ky tender ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e tri shitoreve që ndodhen në anën perëndimore të rrugës Dëshmorët e Kombit në Ferizaj, e përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja përgjithshme e shitoreve është përafërsisht 420m².

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori shitoret në Shtëpinë e Bardhë Sh.P.K. – Ky tender ofron mundësi për blerjen e shtatë shitoreve, që ndodhen në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes, komuna e Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e shitoreve është përafërsisht 224m².