LAJMI I FUNDIT:

Kriza: Aviokompanitë në botë do të humbin 9 mld USD

Kriza: Aviokompanitë në botë do të humbin 9 mld USD

Aviokompanitë në botë këtë vit me siguri do të humbin nëntë miliardë dollarë për shkak të krizës globale ekonomike, paralajmëroi sot Asociacioni Ndërkombëtar për Transport Ajror (IATA).

"Kjo është situata më e vështirë, me të cilën ballafaqohet sektori", deklaroi drejtori i përgjithshëm i IATA-së Giovanni Bisignani në konferencën vjetore të kësaj organizate, e cila mbahet në Kuala Lumpur.

Asociacioni vetëm para tre muajve parashikonte se aviokompanitë në botë këtë vit do të humbin dy herë më pak para – 4,7 miliardë dollarë.

"Ardhmëria jonë varet nga një ndryshim drastik i partnerëve, qeverive tona dhe nga vetë sektori", theksoi Bisignani.


Ai paralajmëroi se lehtësimi tatimor i aviokompanive është shumë i lartë, ndërsa partnerët e tyre e keqpërdorin pozicionin e tyre të monopolit.