LAJMI I FUNDIT:

BEG, gati të investojë në Hidrocentralin e Zhurit

BEG, gati të investojë në Hidrocentralin e Zhurit

Vetëm dy ditë pas prezantimit të projektit nga ana e qeverisë së Kosovës, për ndërtimin e hidrocentrali të Zhurit, që pritet të kushtojë rreth 300 milionë euro, kanë ardhur investitorët italianë nga kompania BEG,- BECCHETTI ENERGY GROUP, të cilët janë duke ndërtuar një hidrocentral në Shqipëri në vlerë prej 250 milionë euro.

Investitorët italianë gjatë të shtunës janë takuar me ministren e Energjetikës dhe Minierave, Justina Pula, ndërsa gjatë pasdites kanë vizituar edhe vendin ku parashihet të ndërtohet hidrocentrali.

“ Investitorët u ndan mjaft të kënaqur nga vizita. Pamë gjithashtu edhe vendin nga afër. Ka disa probleme me sasinë e ujit dhe rregullatorin, por besojmë se do të tejkalohen”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë së Shqipërisë, i cili shoqërori në këtë vizitë delegacionin e investitorëve italianë.

Hidrocentrali i Zhurit pritet të kushtojë rreth 300 milionë euro ndërsa pritet të prodhojë rreth 300 megavat orë energji elektrike. Punimet pritet të zgjasin 5 vjet. Ndërsa procedura e përzgjedhjes së investitorit pritet të bëhet përmes tenderit të hapur. /Telegrafi/