LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore: Mos u ngutni me deklarata

Banka Botërore: Mos u ngutni me deklarata

Banka Botërore, me rastin e informatës së kumtuar nga ana e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, kumtoi se ende asgjë nuk është zyrtare, ndërkaq që rezultatet e votimit të vendeve-anëtare ende nuk janë përfundimtare.

"Votimi përfundoi, por shpallja e rezultateteve nuk do të ndodhë derisa këshilli drejtues nuk i regjistron rezultatet në pajtim me dispozitat e institucionit", thuhet në komunikatën e Bankës Botërore.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dje deklaroi se Kosova është pranuar në Bankën botërore, dhe kjo do t’i lejojë kredi nga institucioni financiar ndërkombëtar.

Kosova e parashtroi kandidaturën për anëtarësim në FMN dhe Bankën botërore në korrik të vitit të kaluar.
Ndryshe rezultatet procesit të votimit për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore pritet të shpallen me 15 qershor. /Telegrafi/MiA/