LAJMI I FUNDIT:

Rritje e papunësisë në Francë

Rritje e papunësisë në Francë

Tregu francez i punës në tremujorin e parë të vitit 2009 pësoi goditje të fuqishme nga kriza financiare me çka papunësia u ngjit prej 7,6 në 8,7 për qind.

Sipas Entit francez për Statistikë, numri i përgjithshëm i personave të papunë arrin 2,46 milionë persona.

Nëse përfshihen edhe territoret detare franceze, shkalla e papunësisë arrin 9,1 për qind.

Ekspertët presin që trendi i rritjes së papunësisë në Francë të vazhdojë edhe gjatë kuartalit të ardhshëm.


Ministria franceze e Financave parashikon rënie të Bruto Prodhimit Vendor prej tre për qind në vitin rrjedhës. /Makfaks/