LAJMI I FUNDIT:

Kosova, anëtare e Bankës Botërore

Kosova, anëtare e Bankës Botërore

Ka përfunduar procesi i votimit për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore. Votimi është bërë të mërkurën në Washington rreth orës 16:00 sipas kohës lokale dhe rezultatet pritet të shpallen pas 8 ditësh.

Sipas mediave ndërkombëtare menjëherë pas procesit të votimit në Bankën Botërore, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi ka konfirmuar se është arritur kuorumi i nevojshëm për anëtarësimin e Kosovës në këtë Institucion.

Republika e Kosovës pritet të bëhet anëtare e ligjshme në Bankën Botërore pas anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili ishte edhe kushti kryesor për anëtarësim.

Kusht tjetër për anëtarësimin e Kosovës në BB ishte edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovës i ligjit për anëtarësimin e Kosovës në FMN dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.


Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore do të përfshijë edhe organizmat e tjerë që janë në Bankën Botërore, si Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Shoqatën për Zhvillim Ndërkombëtar e të tjera.

Ashtu si edhe në FMN, anëtarësimi Bankën Botërore nuk kushtëzohet me anëtarësim paraprak në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, mirëpo e ndihmon mjaft shumë hapjen e mëtejme të rrugës së Kosovës për anëtarësim në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë.

Banka Botërore është krijuar në dhjetor të vitit 1945 dhe ashtu siç e thotë edhe emri i saj, ajo është një bankë ndërkombëtare që ofron ndihmë financiare dhe teknike vendeve në zhvillim dhe si mision të saj të deklaruar ka zvogëlimin e varfërisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori