Në maj të 2006-s, Kryeministri Sali Berisha i kishte premtuar homologut Agim Çeku se Porti i Shëngjinit do t‘i shërbente nevojave dhe interesave ekonomike të Kosovës. Duket se ky premtim po mbahet dhe tre vjet më pas, plani ndodhet drejt finalizimit.
Vullneti i palës shqiptare për të pasur një bashkëpunim më të ngushtë me Kosovën paraqitet me fakte, duke nisur nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, aeroporti i Kukësit, koncesionari për celularin e katërt, dhe së fundmi Porti i Shëngjinit.
Mendohet se ky port do t‘i jepet me koncesion Kosovës, duke shënuar dhe të parën herë kur Shqipëria jep një port me koncesion.
Gjithashtu mësohet se janë ngritur Komitetet Ndërministrore në Tiranë dhe në Prishtinë, që do të studiojnë dhe nxjerrin të dhënat e fizibilitetit të projektit.
Koncesionari duhet të jetë privat, por që i shërben interesave të palës kosovare. Ende nuk është qartësuar forma e detyrimit ndaj palës sonë dhe çfarë asetesh do t‘i ofrohen palës kosovare, pasi në port janë të ndërtuara disa magazina doganore dhe depozita nafte dhe gazi.
Ndërkaq, Kryeministri Berisha ka siguruar disa herë palën kosovare se Porti i Shëngjinit do të jetë në dispozicion të Kosovës. Kosova ka lidhje me detin nëpërmjet vendeve fqinje, Selanikut dhe Malit të Zi, si dhe nëpërmjet Shqipërisë.
Në këtë drejtim, Porti i Shëngjinit është shumë i përshtatshëm, i cili do të jetë i lirë për Kosovën. Kalata e tij operative është vetëm 160 metra, me një thellësi që varion nga 5-7.5 metra, ku mund të ankorohen vetëm anije 5 mijë tonësh.
Sasia maksimale e mallrave, që përpunohen në Portin e Shëngjinit, arrin deri në 350 mijë tonë, ndonëse kapaciteti është për 500 mijë tonë. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë