LAJMI I FUNDIT:

Përurohet tuneli që lidh Shqipërinë me Kosovën

Përurohet tuneli që lidh Shqipërinë me Kosovën

Rrëzohet muri që 'ndante' Shqipërinë me Kosovën dhe shënon hapjen zyrtare tuneli i Kalimashit. Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi janë takuar mes tyre në mes të tunelit të Kalimashit, duke bërë në këtë mënyrë edhe inaugurimin e kësaj pjese të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë.

Kryeministri Berisha, është nisur në këmbë nga njëri krah i tunelit, prej kantierit të ndërtimit në Thirrë, ndërkohë që Thaçi, ishte nisur prej anës tjetër të tunelit nga Kalimashi. Ata u takuan në mes të tunelit dhe më pas do të përshkojnë më këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukësit.

Ishte kryeministri Berisha, që, hipur në një ekskavator në mënyrë simbolike ka gërmuar, duke rrëzuar dhe pengesën e fundit në beton, që shënon përfundimisht hapjen e tunelit.

Një ceremoni e përgatitur prej ditësh, që zhvillohet një ditë para mitingut të madh të fushatës, njoftuar nga Partia Demokratike. Delegacioni i kryeministrit Berisha përbëhet nga 14 ministrat e tij dhe kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që një tjetër delegacion zyrtar eshte nisur nga Prishtina.


Rruga e re do të kalojë në akset Durrës- Vorë- Fushë Krujë- Milot- Rrëshen- Reps- Thirrë- Kalimash- Kukës- Morinë dhe ka një gjatësia prej 170 km.
Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë kompania amerikane "Bektel" dhe kompania nënkontraktuese turke "Enka", dhe u punësuan rreth 3400 punonjës, shumica shqiptarë, si dhe në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme

Shpejtësia e planifikuar për të ecur në këtë rrugë është 80- 100 km /orë. Pjesë e kësaj rruge me dy korsi janë 27 ura. Autostrada do të jetë gati 45 km më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës, dhe koha e udhëtimit do të reduktohet në dy orë, nga gjashtë orë që është sot.

"Dëshiroj t’u përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithëshqiptare në një realitet. Sot inauguruam tunelin që bashkoi jo vetëm shqiptarët, por me shërbimet që ofron në fushën e transportit e qarkullimit i bashkon më shumë me rajonin, maqedonasit, serbët bullgarët. Tuneli, do të bëjë që brigjet e Shqipërisë e portet e saj t’i shërbejnë, jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, por të gjithë kombeve të rajonit", tha kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

"Në Kalimash sjell mesazhin e përgëzimit të qeverisë së Kosovës për këtë kryevepër. Ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi e Kosovës. Janë të shumta e të pallogaritshme herët kur unë me luftëtarët e mi e bëmë në këmbë këtë rrugë për lirinë e vendit. Sot Kosova e Shqipëria janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra-tjetrës e do të afrohen më tepër. Ato janë pranë njëra-tjetrës e kështu do jemi përgjithmonë. Kemi qenë të ndarë me shekuj, por kurrë nuk kemi qenë larg", është shprehur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. /Shekulli/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori