LAJMI I FUNDIT:

Amnesty analizon krizën globale

Amnesty analizon krizën globale

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se kriza globale financiare e ka përkeqësuar gjendjen e të drejtave themelore të njeriut në shumë vende të botës.

Në raportin vjetor, Amnesty International paralajmëron se rritja e varfërisë mund të sjellë mungesë stabiliteti dhe shpërthime masive të dhunës.

Sipas raportit, teksa janë përkeqësuar konfliktet në rajone të tilla si Darfuri dhe Gaza, presioni mbi të drejtat e njeriut është shtuar edhe në shumë vende të tjera. Shkak, sipas organizatës, janë problemet ekonomike, si rritja e çmimit të ushqimeve.

Në raportin vjetor për 157 vende, Amnesty International akuzon udhëheqësit botërorë se, në përpjekjet për rigjallërimin e ekonomisë globale, kanë neglizhuar të drejtat e njeriut. /bbc/