LAJMI I FUNDIT:

Vala fillonë fazën e gjashtë

Vala fillonë fazën e gjashtë

Posta dhe Telekomi i Kosovës do të fillojë fazën e gjashtë të zhvillimit të operatorit mobil Vala. Sipas drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxha, në këtë fazë parashihet rritja e kapaciteteve për 50 për qind dhe mbulueshmëri në tërë territorin e Kosovës.

Vala prin në hap me teknologjinë dhe trendët bashkëkohore të zhvillimeve në fushën e biznesit dhe teknologjisë, tha drejtori i PTK, Shyqyri Haxha, duke sqaruar se tek rritja e kapaciteteve për 50 %, fjala është për rritje prej 1.2 milion konsumatorë në 1.8 milion, pastaj zgjerimi i brezit frekuencor nga 900 megaherc në 1800 megaherc etj.

Drejtori Haxha tha se me implementimin e fazës së gjashtë të zhvillimit të operatorit Vala, Telekomi i Kosovës do të radhitet në mesin e shteteve më të avancuara në botë sa i përket fushës së telekomunikacionit.
Implementimi i këtij projekti pritet të realizohet brenda një viti ndërsa llogaritet të kushtojë rreth 25 milion euro.