LAJMI I FUNDIT:

Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë

Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë

Në orën 6-të të mëngjesit të sotëm janë bashkuar dy anët e njerit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Tuneli ështe me nje gjatesi 5.6 kilometra, lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Galeria e dytë e tunelit po me këto permasa pritet të përfundojë në shtator të këtij viti. Puna për hapjen e tunelit ka filluar pikërisht e 25 maj të vitit 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nenkontraktuese turke “Enka”.

Kompania “Bektel’Enka” ka rritur ritmet e punimeve edhe në sektore të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shume se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Kjo kompani gjatë dy viteve të fundit kishte punësuar rreth 4 mijë punonjes, duke vënë në funksion 1-mijë e 300 mjete të llojeve të ndryshme.

Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i Qeverise shqiptare është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Një vit me pare, gjate inspektimit të punimeve në këtë tunel, kryeministri Sali Berisha u shpreh se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptaret. Udhëtimi tek tuneli të rikujton legjendat e shkrirjes se maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptareve të mbarte një famë në mbarë Evropen, si kryeveper e njeriut”.

Tani kur eshte bashkuar njëri tunel, pritet që së shpejti brenda qeshorit të behet edhe përurimi i rrugës që ka nje gjatesi 170 kilometra nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do te mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtines dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-ore. /rtklive/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori