LAJMI I FUNDIT:

Zoelick: Rimëkëmbja e ekonomisë, e ngadalshme

Zoelick: Rimëkëmbja e ekonomisë, e ngadalshme

Rimëkëmbja e ekonomisë botërore do të jetë e ngadaltë dhe papunësia në rritje mund të jetë shkaktare e krizave sociale dhe aplikimit të politikave proteksioniste.

I këtij mendimi është presidenti i Bankës Botërore Robert Zoelick.

Duke folur për gazetën "El Pais" tha se ajo që nisi si një krizë e madhe financiare, u shndërrua në krizë ekonomike, ndërsa rrezikon të kthehet në krizë humanitare dhe sociale.

Sipas tij ka ende rreziqe ndaj sistemit financiar amerikan dhe tregjeve jo të fuqishme të vendeve në zhvillim.