LAJMI I FUNDIT:

Guttenberg: Ofertat për Opelin të pamjaftueshme

Guttenberg: Ofertat për Opelin të pamjaftueshme

Ministri gjerman i ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg i vlerësoi si jo të mjaftueshme të tre konceptet për shpëtimin e prodhuesit të automjeteve Opel.

Asnjëra prej ofertave deri tani nuk ka ofruar sigurinë e duhur se nuk do të humbasin garancitë shtetërore prej disa miliardash, tha ministri gjerman i ekonomisë për gazetën "Bild am Sonntag".

Karl-Theodor zu Guttenberg kërkoi nga Fiati dhe Magna që të përmirësojnë ofertat e tyre. /dw/