LAJMI I FUNDIT:

Venezuelë, shtetëzohet banka e tretë në vend

Venezuelë, shtetëzohet banka e tretë në vend

Qeveria e Venezuelës njoftoi se ka arritur një marrëveshje për shtetëzimin e bankës së tretë më të madhe në vend, “Banco de Venezuela” filial i “Banco Santander” e shitur nga grupi spanjoll për 1,05 miliardë dollarë.

Kjo shitje përfshihet në “Strategjinë e zhvillimit kombëtar të vendit” për të “forcuar sektorin financiar publik” deklaroi zëvendëspresidenti i Venezuelës, Ramon Carrizalez, duke theksuar se marrëveshja ishte "me përfitim për të dyja palët”.

Grupi bankar spanjoll Banco Santander konfirmoi në Madrid se ka arritur një “marrëveshje në parim” për t’ia shitur kundrejt shumës së njoftuar filialin e tij shtetit të Venezuelës.

Rikthimi i bankës së tretë me të madhe të Venezuelës nën administrimin e shtetit ishte njoftuar në korrik nga presidenti socialist Hugo Chavez në kuadrin e një politike të gjërë shtetëzimi. /Telegrafi/tch/