LAJMI I FUNDIT:

British Airways me humbje rekorde vjetore

British Airways me humbje rekorde vjetore

Aviokompania britanike "British Airways" publikoi humbje prej 375 milionë paundëve për periudhën mars 2008 - mars 2009, krahasuar me fitimin prej 712 milionë paundëve, një vit më parë.

Avikompania lajmëroi se kushtet në sektorin janë shumë të vështira dhe për përmirësimin e tyre do të nevojitet më shumë kohë sesa ajo që është parashikuar.

"Numri më i vogël i udhëtarëve dhe ngarkesave, si dhe çmimet e larta të karburanteve verën e kaluar kontribuan për humbjen e regjistruar operative prej 220 milionë paundëve. Shpenzimet tona për karburante u ngjitën në afër tre miliardë paundë", lajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë "British Airways", Vili Volsh. /telegrafi/