LAJMI I FUNDIT:

Rriten borxhet qeveritare të Gjermanisë

Rriten borxhet qeveritare të Gjermanisë

Për shkak të rënies së dukshme të hyrjes së tatimieve në vend, qeveria gjermane do ta rrisë borxhin qeveritar këtë vit në 10.7 miliardë euro të tjera, duke kapur kështu shifrën e 47.6 miliardë euro-ve.

Ky informacion u konfimua nga ministria gjermane e financave në Berlin.

Me këtë hap, ministri gjerman i financave, Peer Steinbrück do të thyejë rekordin më të madh gjerman të borxheve qysh prej vitit 1996.

Ministri i atëhershëm gjerman i financave, Theo Waigel, morri asokohe 40 miliardë euro borxh në formë kredish.


Pritet që kabineti gjerman qeveritar të përpilojë javën e ardhëshme ligjin përkatës. /dw/