LAJMI I FUNDIT:

Euro u bë valuta themelore rezerve në Rusi

Euro u bë valuta themelore rezerve në Rusi

Euroja prej para do kohë u bë valuta themelore rezerve në Rusi, duke ia marrë këtë status dollarit, bën të ditur gazeta afariste "Vedemosti".

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore në Rusi, pjesëmarrja e valutës evropiane në rezervat devizore të Rusisë u ngjit në 47,5 për qind, përderisa pjesëmarrja e dollarit amerikan ka rënë në 41,5 për qind.

Nga fundi i vitit të kaluar, pjesëmarrja e dollarit në rezervat devizore të Rusisë lëvizte në nivelin prej 47-49 për qind, përderisa pjesëmarrja e euros ishte 41-41 për qind.

Lartësia e rezervave devizore të Rusisë në fillim të vitit arrin 404,7 miliardë dollarë, që paraqet zvogëlim të konsiderueshëm në krahasim me muajin tetor të vitit 2008, kur rezervat devizore arrinin 537,5 miliardë dollarë. /Makfaks/