LAJMI I FUNDIT:

Rënje drastike e ekonomisë japoneze

Rënje drastike e ekonomisë japoneze

Ekonomia e Japonisë ka shënuar rënjën më të madhe nga viti 1955 për shkak të zvoglimit të eksporteve, prodhimtarisë dhe konsumit të ulur të popullatës.

Bruto prodhimi i Japonisë ka rënë 15.2 për qind në nivelin vjetor për periudhën janar – mars, ka bërë të ditur qeveria në Tokio.

Qeveria është duke u përpjekur të nxisë mëkëmbjen ekonomike përmes investimeve të mëdha në sferat publike.

Pakoja e fundit stimuluese shtetërore për ekonominë është në vlerë 150 miliardë dollarë.


Ekspertët presin që gjatë këtij tre mujori ekonomia japoneze të filloj trendin e rritjes. /rel/