LAJMI I FUNDIT:

Mijëra punëtorë protestuan për të drejtat e tyre

Mijëra punëtorë protestuan për të drejtat e tyre

Nën moton “Luftoje Krizën, Njeriu Prioritet”, mijëra punëtorë dhe qytetarë nga mbarë Kosova iu kanë përgjigjur sot ftesës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për të protestuar dhe për të kërkuar nga institucionet realizimin e kërkesave të tyre.

Protestuesit brohoritnin ”Paguani 20%-in e punëtorëve!, Stop – Abuzimit të punëtorëve!, Stop – Punës në të zezë!, Ndaloni korrupsionin!, Duam Fond Social!, Të dëgjohet zëri i punëtorit!, Respektoni sindikatat!, Punëtorët – Themel i shtetit!, Mos provokoni durimin tonë!”, etj.

Gjatë kësaj proteste BSPK-ja edhe njëherë ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që me procedurë të përshpejtuar miratimin e legjislacionit që lidhet me të drejtat e punës, organizimin sindikal, grevat, sigurimin pensional, invalidor, shëndetësor etj; Kjo lë vend për anarki në Kosovë.

Përmes një letre, këtë protestë e kanë përkrahur Konfederata Sindikale Evropiane (ETUC), Lëvizja për Integrim dhe Bashkim etj. Përkrahje ka pasur edhe nga një numër i madh i shteteve regjionale dhe Evropiane si : Shqipëria, Italia, Zvicra, Gjermania. Ndërsa, pjesëmarrës në protestë ishin edhe udhëheqësit kryesor të partisë Reformiste ORA, në krye me kryetaren, Teuta Sahatçiu. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori