LAJMI I FUNDIT:

Rruga Durrës-Kukës përurohet një ditë para zgjedhjeve

Rruga Durrës-Kukës përurohet një ditë para zgjedhjeve

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria do të presë shiritin e përurimit të rrugës Durrës-Kukës. Lajmin e ka dhënë vetë Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, duke saktësuar se kjo rrugë do të përfundojë me datë 27 qershor.

Gjatë një vizite në stendat e vendosura pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë me foto nga punimet në rrugën Durrës-Kukës, të cilat po kryhen nga kompania Bechtel Enka, kreu i transporteve, duke e konsideruar këtë stendë si një "shkollë inxhinierie" ftoi edhe opozitën të vizitojë këtë rrugë.

"Unë besoj që kjo ekspozitë lëvizëse ka dhe një vlerë tjetër, i jep mundësinë edhe opozitës, të paktën virtualisht ta përshkojë këtë rrugë, të vijnë ta shikojnë këtu meqenëse nuk kanë marrë kurrë mundimin ta shikojnë realisht, të shikojnë veprat e saj, detajet e saj që janë të pakrahasueshme me gjithçka tjetër që është bërë deri më sot në këtë vend", deklaroi Olldashi.

Stenda, e cila përmban foto të punimeve të rrugës Durrës-Kukës është vendosur nga shoqëria civile, në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë përgjatë një javë kjo ekspozitë do të lëvizë edhe në qytete të tjera të vendit, për t’iu bërë të njohur të gjithë qytetarëve jo vetëm punimet në rrugë.


Ndërtimi i rrugës, cilësuar nga qeveria si rruga patriotike ka shkaktuar debate të shumta për shkak të kostos së lartë. Opozita ka deklaruar me fakte abuzimet e bëra nga qeveria dhe ish ministri Lulzim Basha, i cili u thirr i pandehur për këtë çështje, pas akuzave të prokurorisë për shpërdorim detyre dhe favorizime në tenderë me një vlerë dëmi prej 230 milionë euro. /Shekulli/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori