LAJMI I FUNDIT:

Serbia debaton për koston e borxhit të Kosovës

Serbia debaton për koston e borxhit të Kosovës

Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në FMN riktheu debatet në Serbi mbi kostot që prodhon aktualisht mospranimi i realitetit nga Beogradi dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës. Ministri i Ekonomisë së Serbisë, Mladjan Dinkiç, i rikujtoi serbëve se ndoshta do të ishte më mirë për vendin kalimi i pjesës përkatëse të borxhit ndërkombëtar të ish-Jugosllavisë mbi Kosovën, por u akuzua menjëherë për "tradhti kombëtare" nga media vendëse.

Politika serbe u përpoq ta konsiderojë të parëndësishme anëtarësimin e Kosovës në FMN, por ekspertët ndërkombëtarë thonë se pas kësaj, Kosova do të marrë fizionominë e një shteti tërësisht të pavarur që mund të hyjë në marrëdhënie huadhënieje me vendet e tjera anëtare.

Shtetet që dolën nga ish-Jugosllavia u detyruan gjatë viteve të shkuara të pranojnë pjesën që u takonte nga borxhet e federatës së vjetër, të cilat u ndanë sipas një formule të përcaktuar. Serbia negocioi dhe mori përsipër edhe pjesën e Kosovës.

Nuk ka një analizë të qartë, por besohet se pjesa e Kosovës varion në 1 miliard dollarë ndërsa interesat që paguhen çdo vit për këtë borxh variojnë nga 50 në 100 milionë dollarë.


Për ta çliruar veten nga kjo kosto, Serbia duhet të hyjë në negociata me Kosovën mbi një pafundësi çështjesh, përfshirë ndarjen e pronave të përbashkëta, rezervën e arit apo të drejtat e pensioneve të kosovarëve që nuk u shlyen nga shteti i Serbisë për shumë vite deri në përfundim të luftës. Por këto negociata nuk kanë gjasa të zhvillohen ndonjëherë për sa kohë Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar votoi në mënyrë të fshehtë mes datave 5 dhe 8 maj për anëtarësimin apo jo të Kosovës në fond. Ndryshe nga OKB, vendet anëtare kanë fuqi vendimmarrëse në FMN në raport me kontributet e veta, ku SHBA zotëron 17 për qind të fuqisë votuese. Pro anëtarësimit të Kosovës qenë më shumë se 70 për qind të votave të FMN-së, por vendimi zyrtar nuk është publikuar ende.

Pas anëtarësimit në FMN, Kosova pritet të përfitojë në mënyrë direkte asistencë teknike nga fondi për menaxhimin e ekonomisë dhe financave të veta, ndërkohë që grupi i Bankës Botërore do të mund t‘i japë hua me interesa të ulëta republikës së re për të zhvilluar infrastrukturën e vet.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kosova mundi të përfitonte vetëm grante të vogla nga jashtë, para që nuk mjaftonin për të rimëkëmbur sistemin energjetik dhe infrastrukturën rrugore. Gjithçka pritet të ndryshojë me anëtarësimin në FMN.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori