LAJMI I FUNDIT:

FMN i ofron zyrtarisht Kosovës anëtarësimin

FMN i ofron zyrtarisht Kosovës anëtarësimin

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ofroi të premten zyrtarisht Kosovës anëtarësimin. Bordi Ekzekutiv i Fondit certifikoi votën e guvernatorëve për pranimin e Kosovës gjë që do t’i jepte asaj drejtën për të marrë kredi prej miliona dollarësh të mbështetura nga ky institucion financiar.

Në një deklaratë, Bordi njoftoi se Kosova do të bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar kur përfaqësuesit e saj të nënshkruajnë marrëveshjen në Washington ku ndodhen zyrat qendrore të FMN-së.

Kuota fillestare e propozuar nga Bordi për Kosovën është rreth 88.6 milionë dollarë. Secilit nga të 185 vendet anëtare që ka Fondi i caktohet një kuotë e cila bazohet kryesisht në peshën që çdo vend zë në ekonominë botërore.

Serbia dhe Rusia e kundërshtuan në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës për anëtarësim në FMN dhe sipas gazetës The Wall Street Journal, pranimi i saj u shoqërua me debate.


Kosova e bëri kërkesën e anëtarësimit në FMN vitin e kaluar menjëherë pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Po vitin e kaluar Fondi Monetar e njohu shkëputjen e Kosovës nga Serbia megjithëse shteti i ri nuk është anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori