LAJMI I FUNDIT:

Ulqini ofron sivjet për kosovarët ulje çmimesh prej 20 deri në 30 %

Ulqini ofron sivjet për kosovarët ulje çmimesh prej 20 deri në 30 %

"Komuna e Ulqinit këtë verë përveç kushteve më të mira, për pushuesit nga Kosova ofron edhe ulje çmimesh prej 20 deri 30 % krahasuar me vitin e kaluar”, u tha në një koktej rasti në Prishtinë të organizuar nga kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.

Ky vendim, sipas delegacionit nga Ulqini është marrë nga Qeveria e Malit të Zi bashkë me pushtetin lokal, të cilët këtë vit kanë stimuluar sektorin privat me ulje taksash.

Për akomodim sa më të rehatshëm pothuajse janë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur fluksin e pushuesve nga Kosova.

“Përgatitjet janë bërë, Qeveria e Malit të Zi ka marrë masa po ashtu edhe komuna e Ulqinit me uljen e taksave dhe do të ketë ulje çmimesh prej 20-30%”, ka thënë Selatin Xheloshi


Tri vitet e fundit, sipas ulqinakëve ka pas rënie të pushuesve nga Kosova, ndërsa, sivjet ata janë optimist se Ulqinit do t’i kthehet zhurma dhe jeta e natës, marrë parasysh natyrën e bukur dhe investimet që janë bërë në Ulqin.

“Mbi të gjitha Ulqini ka natyrën, ka mikpritjen, ka traditën për turizëm dhe ne si komunë kemi vu dorë për furnizim me ujë, me gjelbërim që Ulqini të marrë epitetin evropian, ashtu siç kemi paralajmëruar”, ka thënë Gëzim Hajdinaga, kryetar i komunës së Ulqinit

Për Hajdinagën, fakti që Kosova tani me auto-udhën Prishtinë – Durrës do të ketë dalje në det, nuk paraqet shqetësim, ngase sipas tij, pushuesit nga Kosova nuk e harrojnë adresën e vjetër – plazhet e bukura të Ulqinit. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori