LAJMI I FUNDIT:

Toyota njofton humbjen e parë vjetore

Toyota njofton humbjen e parë vjetore

Toyota, prodhuesi më i madh i makinave në bote, ka njoftuar humbjen e parë për këtë vit, ndërsa kriza ekonomike globale ka ulur kërkesën për automjetet e saj.

Kompania japoneze ka shënuar një humbje prej 4,4 miliardë dollarë, ndërsa pritet një tjetër humbje më e madhe gjatë vitit financiar. Ashtu si shumë kompani rivale me të, Toyota ka ulur prodhimin për shkak të rënies së shitjeve.

Ajo ka bërë fajtore për këtë edhe rritjen e çmimit të lëndës së parë, si dhe forcimin e jenit, që i bën më të shtrenjta makinat e saj në botë.

Sipas presidentit Katsuaki Watanabe, humbja është pasoje e uljes së shitjeve të automjeteve, veçanërisht në SHBA dhe Evropë. /Telegrafi/tch/