LAJMI I FUNDIT:

Konkurrencë e fortë për drejtor të ATK-së

Konkurrencë e fortë për drejtor të ATK-së

Në konkurrencë për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës është drejtori aktual Naim Fetahu, i cili është kundërshtuar nga ICO, Shaqir Totaj, menaxher i rajonit të Prizrenit në ATK dhe ish menaxher i Njësit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, në të cilën pozitë ka qenë mjaft i suksesshëm, Elmaz Pireva, poashtu ish punonjëse lartë e ATK-së, Adem Zogijani, kandidat i PDK-së për Fushë Kosovë etj.

Intervistimi i këtyre kandidatëve pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme.

Drejtori i tanishëm Naim Fetahu, gëzon mbështetjen e qeverisë dhe është emëruar në këtë pozita nga qeveria e Kosovës, pa konkurs. Ai ka qenë kryetar i degës së PDK-së, në Podujevë. Zgjedhja e tij provokoi reagimin e Zyrës Ndërkombëtare Civile, ICO, e cila kërkoi shpalljen e konkursit.

Ndërsa kandidati tjetër konkurrent dhe me përvojë në menaxhim është Shaqir Totaj, menaxher rajonal i Prizrenit. Ai me herët ka drejtuar Njësitin për Tatimpaguesit e Mëdhenj dhe gjatë kësaj kohe ky njësit ka arritur ti trefishojë të ardhurat për buxhet.


Edhe kandidatja tjetër me potencial Elmaz Pireva, ka pasur pozita të larta në ATK dhe së bashku me Shaqir Totajn, janë aty që nga themelimi i kësaj administrate. Momentalisht ajo është anëtare e bordit të Postë dhe Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori