LAJMI I FUNDIT:

Bursa 2009 ofroi 500 vende tjera pune

Bursa 2009 ofroi 500 vende tjera pune

Ka përfunduar projekti “Bursa e punësimit,2009”, që u mbajt me 4 dhe 5 maj në Prishtinë nën përkujdesjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB).

Me rastin e mbylljes së këtij projekti, përfaqësues të MPMS-së dhe të AKB-së, njoftuan të mërkurën se me ndërmjetësimin e projektit ‘Bursa e punësimit 2009” janë punësuar në kompanitë kosovare 78 qytetarë, ndërkaq gjatë vitit pritet të fillojnë punën edhe 500 të tjerë.

“Gjatë dy ditëve “Bursa e punësimit 2009” ka pasur rreth 3 mijë vizitorë, 2.280 aplikacione të profileve të ndryshme. Prej tyre, janë përzgjedhur 578 të punësuar, prej të cilëve 78 veçse kanë filluar punën sot, ose fillojnë nesër apo pasnesër. Kurse 500 të tjerë do të punësohen brenda vitit”,ka deklaruar Agim Shahini kryetar i AKB-së. /Telegrafi/