LAJMI I FUNDIT:

Pranimi i Kosovës në FMN shumë i rëndësishëm, vlerësojnë ekspertët

Pranimi i Kosovës në FMN shumë i rëndësishëm, vlerësojnë ekspertët

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar konsiderohet shumë i rëndësishëm për Kosovën si në rrafshin politik, po ashtu edhe në atë ekonomik. Ekspertët vendorë të ekonomisë vlerësojnë se anëtarësimi në këtë institucion ndërkombëtar do ta radhisë Kosovën në mesin e vendeve me peshë ekonomike.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se pranimi i Kosovës në FMN është shumë i rëndësishëm si në aspektin politik, po ashtu edhe atë ekonomik. Drejtori i Institutit për studime të Avancuara-GAP, Shprend Ahmeti, konsideron anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar është edhe njohje e shtetësisë së Kosovës nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj vlerëson se anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion, është konfirmim i bashkësisë ndërkombëtare për mbështetjen e zhvillimit të Kosovës.

Profesori i financave ndërkombëtare, Safet Merovci, konsideron se pas anëtarësimit, tani Kosova mbikëqyret drejtpërdrejt nga FMN-ja. Njëkohësisht kjo dëshmon se Kosova ka peshë ekonomike dhe politike ne botë, thekson ai.


Ndërkaq, drejtoresha e Odës Ekonomike Amerikane, Mimoza Kusari Lila, shprehet se pas anëtarësimit, Kosova do të ketë qasje në 184 shtete sa janë anëtare të FMN-së.

Ndryshe, nga 185 vende anëtare, afro 100 sosh kanë votuar për pranimin e Kosovës në FMN. Rezultati e votimit do t’i paraqitet sot Bordit të Drejtorëve Ekzekutiv, ndërsa zyrtarisht do të bëhet i ditur të premten. Ndërkaq deri më 3 qershor duhet të përfundojë edhe procesi i votimit për anëtarësim të Kosovës në Bankën Botërore. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori