LAJMI I FUNDIT:

Kompjuterizohen dhe informatizohen shkollat dhe universitetet në vend

Kompjuterizohen dhe informatizohen shkollat dhe universitetet në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duket se premtimin paraelektoral për pajisjen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në vend me fije optike.

Ky projekt do të realizohet falë një memorandum të Mirëkuptimit që është nënshkruar sot nga ana e kryeministri të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxhës.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, Thaçi është shprehur se marrëveshja në fjalë do ta lehtësojë në masë të madhe implementimin e projektit madhor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për informatizimin, kompjuterizimin e çdo shkolle në Republikën e Kosovës.

“Në bashkëpunim të ngushtë kësaj radhe me PTK-në, projekti i nënshkruar ka për qëllim lidhjen e të gjitha institucioneve shkollore të Kosovës me fije optike”.


Nga ana e tij, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha ka pohuar se ky është investimi më i madh që PTK-ja ka investuar ndonjëherë në Kosovë.

“Projekti është afër 80 milion euro. Kemi gjithsej 1080 shkolla, në gjithë territorin e Kosovës dhe ky projekt do të përfshijë te gjitha shkollat edhe universitet”.

Haxha po ashtu ka premtuar se zotimi i PTK-se është që të përmbyllet kjo sa më shpejt, por edhe përgjegjësitë që kanë ministritë përkatëse janë zotuara që t’i kryejnë, kështu që është një projekt që fillon sivjet dhe do të përmbyllet në kohën më të përshtatshme dhe më të shpejt të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori