LAJMI I FUNDIT:

Hapet Bursa e punësimit 2009

Hapet Bursa e punësimit 2009

Me synimin për gjetjen e vendeve të reja të punës dhe zbutjen e papunësisë, sot në Prishtinë, u organizua bursa e parë e punësimit në të cilën qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për punë në 35 kompani të ndryshme të cilat janë pjesëmarrëse.

Projekti “Bursa e punësimit 2009” i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) i mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale synon të punësojë punëtorë në sektorë të ndryshëm dhe paraqet një mundësi të shkëmbimit të informacioneve në mes subjekteve të tregut të punëdhënësve- punëmarrësve.

Në hapjen e bursës së punësimit e cila do të zgjasë deri në pasditën e të martës të pranishëm ishin krerët më të lartë shtetërorë, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.