LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Sejdiu pjesëmarrës në forumin ekonomik në Turqi

Presidenti Sejdiu pjesëmarrës në forumin ekonomik në Turqi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të udhëtojë nesër për në Stamboll të Turqisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Euro-Aziatik.

Në këtë forum Presidenti Sejdiu do të ketë mundësi të mbajë edhe një fjalim.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij disaditësh në Turqi, Presidenti Sejdiu do të takohet me presidentë shtetesh dhe me ministra të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë forum. /Telegrafi/