LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Serbi do të arrijë në 21%

Papunësia në Serbi do të arrijë në 21%

Shkalla e papunësisë në Serbi sivjet do të arrijë në 21 për qind, për dallim nga 18 për qind sa ishte në vitin 2008.

Këtë e vlerësoi grupi bankar Unikredit, duke shtuar se papunësia në vitin 2010 do të rritet në 21,5 për qind.

Sipas burimit të njëjtë, BPV-ja serbe sivjet do të shënojë rënie për 2,5 për qind në 29,5 miliardë euro, ndërsa vitin e ardhshëm rënia do të zvogëlohet në 0.7 për qind.

Inflacioni në Serbi sivjet do të arrijë 7.8 për qind, vitin e ardhshëm do të bie në 6,5 për qind prej 11,7 për qind të vitit të kaluar. /Makfaks/