Pas katër ditë të prezantimit të kompanive nga më të fuqishmet të Shqipërisë, rajonit e Evropës në fushën e energjetikës e infrastrukturës, është mbyllur në Tiranë Panairi Ndërkombëtar i Teknologjisë dhe Cilësisë 2009, pjesë e të cilit ishin edhe ndërmarrjet më profitabile nga Kosova si PTK, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, KEK, Kompania “Ballkan” dhe Kostt-i.
Ky panair është cilësuar të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe njëkohësisht më i madhi i krijuar në rajon për sektorin e energjisë elektrike dhe infrastrukturës.
Organizatorët kanë theksuar se një rëndësi më të madhe i ka dhënë edhe prania e kompanive gjigante nga Evropa si “Verbund”, “Becchetti”, “Enel”, “CEZ”, “Monkada”, “EVN”, “CAE”, “Adrix” etj.
Gjatë këtyre katër ditëve të panairit kompanitë kanë pasur mundësinë që të njohin veprimtarinë e njëra-tjetrës dhe të shohin mundësitë për të hyrë në investime e tregje të përbashkëta.
E veçanta e këtij panairi ishte synimi për arritjen e tregun 7 milionësh. Me një mbështetje të pakursyer të Shqipërisë dhe me krijimin e rrethanave të reja pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë hapur mundësinë që shqiptarët të zgjerojnë tregun e tyre nga 4 e 3 milionë në 7 milionë.
Kjo bën që interesi gjeostrategjik i shqiptarëve si komb të jetë jashtëzakonisht i madh, të ketë një rritje cilësore dhe krijohen kushtet ku Shqipëria si vend dhe shqiptarët si komb janë në pozita ekspansioni, në pozitat e zgjerimit të tregut të tyre.
Në kuadër të këtyre nismave dhe për të gjetur bashkëpunues e investitor nga jashtë në Panairin Ndërkombëtar të Teknologjisë dhe Cilësisë 2009 kanë prezantuar edhe ndërmarrjet më profitabile nga Kosova si PTK-ja, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, KEK-u, Kompania “Ballkan” dhe Kostt-i.
Përfaqësuesit e kompanive nga Kosova kanë deklaruar për Kosovapress se kanë arritur të vënë kontakte të shumta me kompani të fuqishme të Evropës, të cilat në të ardhmen edhe mund të jenë investitor në Kosovë.
Ndryshe, në kuadër të panairi i cilësuar edhe si “panairi 7 milionësh” i mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ka përmbledh edhe një sërë aktivitetet tjera, si me konferenca e forume të ndryshme për energjetikën e infrastrukturën. /kosovapress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh