LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i “Krajsler”-it dha dorëheqje

Kryetari i “Krajsler”-it dha dorëheqje

Kryetari i korporatës "Krajsler", njëri nga tre gjigantët udhëheqës të makinave në SHBA njoftoi se jep dorëheqje. Tom Lasorda e publikoi dje vendimin.

Më herët, "Krajsler" filloi procedurë për falimentim dhe mbrojtje nga kreditorët. Qeveria e SHBA-së i dha afat korporatës që deri më 1 maj të prezantojë plan financiar dhe riorganizim prodhues.

Drejtori i përgjithshëm i gjigantit i makinave në SHBA Riçard Nardel gjithashtu paralajmëroi se do ta braktisë funksionin, prej se do të mbarojë procedura për falementim, e cila mund të zgjasë 60 ditë. Në këtë periudhë korporata do t’i formojnë marrëdhëniet partnere me prodhuesin italian të automjeteve "Fiat".

Të dy fabrikat e "Krajsler" në Kanada u mbyllën të premten, prej se pa punë mbetën rreth shtatë mijë njerëz.


Fabrika për prodhim të pjesëve rezervë nga qarku i Torontos tani për tani vazhdon të punojë, por pritet që ajo të mbyllet pas dhjetë ditëve.