Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 Maji e gjen Kosovën me shkallë të lartë të papunësisë që zyrtarisht sillet rreth 43 përqind dhe pa ligj të punës.
Për shumë të papunë, 1 maji nuk është asgjë më shumë se sa një ditë e zakonshme, në të cilën ata dalin në rrugë për të kërkuar punë.
Para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë që nga orët e hershme të mëngjesit dalin dhjetëra njerëz, të cilët presin që dikush t’i ftojë për të punuar.
Por punë për ta ka shumë pak dhe në të shumtën e rasteve, ata detyrohen të kthehen në shtëpi duarbosh.
“Unë dal çdo ditë këtu, por jam goxha i vjetër, 53 vjeçar. I kam pesë vajza dhe dal këtu për të kërkuar punë që t’u dërgoj atyre bukë në shtëpi."
"Shumë herë kur nuk ka punë, shkoj me vonesë në shtëpi, qëndroj këtu deri në ora 9 në mbrëmje, duke pritur nga minuti në minut, se do vijë dikush të më ofrojë punë”, thotë Abdyl Rexhepi.
Ai nuk mund t’i mbante lotët, ndërsa po rrëfente për jetën e rëndë që bënte familja e tij.
Një numër i madh i punëtorëve të Kosovës kanë humbur vendet e tyre të punës në vitet e fundit pas privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Ata thonë se të gjitha të drejtat e tyre u janë shkelur dhe se nuk gëzojnë asnjë përkujdesje institucionale.
Hilmi Gashi është ish punëtor i ndërmarrjes Eximkos, i cili ka mbetur pa punë pas privatizimit të saj.
“Asnjë punëtor nuk ka marrë të drejtën e punësimit në atë ndërmarrje me privatizimin e saj. Qeveria dhe Kuvendi duhet ta miratojnë ligjin e punës dhe të mbrohet punëtori”, shprehet ai.
Megjithëse pozita e punonjësve në Kosovë cilësohet e rëndë, ndërsa papunësia në përmasa shqetësuese, sindikatat kanë vendosur që për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve të mos protestojnë.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi ka thënë për BBC-në se në shenjë solidariteti me sindikatat evropiane, edhe në Kosovë protesta për kërkimin e të drejtave të punëtorëve, është shtyrë për datën 16 maj.
“Gjendja në këtë tranzicion për punëtorinë kosovare është shumë e rëndë. Ne si Bashkim i Sindikatave, me herët kemi qenë subjekt stabiliteti, derisa nuk janë kryer zgjedhjet dhe nuk është zgjidhur statusi."
"Tanimë jemi shtet dhe si Bashkim i Sindikatave do ta kemi një strategji pak më ndryshe të veprimit lidhur me kërkesat tona”, deklaroi kryesindikalisti Arifi.
Sipas tij, sindikatat janë të interesuara që problemet e punonjësve kosovarë t’i zgjidhin përmes dialogut me qeverinë e jo në rrugë. /bbc/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh