LAJMI I FUNDIT:

1 Maji, protesta në Gjermani dhe Turqi

1 Maji, protesta në Gjermani dhe Turqi

1 Maji, dita ndërkombëtare e Punëtorëve është shoqëruar me protestë në Gjermani. Dhjetëra persona janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë në rrugët e kryeqytetit Berlin.

Rreth 200 persona kanë qëlluar me gurë dhe shishe policinë. 12 prej tyre janë arrestuar, ndërsa të plagosurit në radhët e ruajtësve të rendit janë rreth 30. Përleshje të tilla janë kthyer çdo vit në ritual në Gjermani. Edhe në Stamboll të Turqisë është paraqitur e njëjta situatë.

Në të aguar manifestuesit janë përleshur me policinë në Ditën e Punëtorëve. Policia ndaloi një grup njerëzish, që po i drejtoheshin sheshit Taksim, ku në vitin 1977 humben jetën 36 persona.

Sindikalistet kanë kërkuar të protestojnë në sheshin qendror te Stambollit, por prefektura dhe qeveria nuk kanë dhënë leje, për të ruajtur rendin. /Telegrafi/tch/